Për çudi, Kimi “mbulohet” me fustan të zi

Kimi dukej plotësisht me vetëbesim, ndërsa arriti për darkë në Malibu të hënën në mbrëmje me një fustan të zi.
Ylli 39-vjeçar iu bashkua nënës së saj, Kris Jenner, 63-vjeçare dhe të dashurit të saj Corey Gamble 39 vjeç në Mastro’s Ocean Club, transmeton Indeksonline.

Kimi zgjodhi për një veshje më konservatore se zakonisht, një fustan të zi që arrinte deri në qafë që nxori në pah figurën e saj perfekte.

Muza e modës kishte veshur çizme nga lëkura e gjarprit, po ashtu me ngjyrë të zezë të kombinuar me syze dielli të trasha.

Nëna përputhej me vajzën e saj e gjitha me të zeza, me një mbulesë të gjatë dhe një rrip të zi.

Kujtojmë se së fundi Kimi promovoi veshjet e reja nga linja e saj personale “Skims”./Indeksonline/