Presidenti i Austrisë pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës

Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka pranuar sot letrat kredenciale të disa ambasadorëve të huaj.
Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana.
Lajmin e ka postuar vet presidenti në profilin e tij në facebook.
Me këtë akreditim, Pllana është përfaqësues zyrtar i Kosovës në Austri.
Alexander Van der Bellen iu ka uruar të gjithë ambasadorëve detyrën e re në Austri./IndeksOnline/




