75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pesë persona u grabisin para dhe telefona shtetasve të huaj, në Prizren

Pesë persona të panjohur u kanë grabitur para dhe dy telefona katër shtetasve të huaj, pasi e kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit viktimat janë sulmuar fizikisht.

Ndërsa rasti është nën hetime.

“Prizren 25.02.2020-09:00. Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se porsa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur u kanë grabitur para dhe dy telefona, si edhe i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/