Erërat e forta, lënë pa kulm shkollën e Prugovcit
Kulmi i shkollës “Nexhmi Mustafa” në Prugovc, të Prishtinës, është shkatërruar nga erërat e forta të mërkurën, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e erërave, pjesë të shumta të kulmit gjenden në oborrin e kësaj shkolle.
Në bazë të videove dhe fotografive që ka dërguar një lexues i IndeksOnline, shihen copëza të pullazit të shkollës gjithandej./IndeksOnline/