Prokuroria konfirmon vrasjen, në Pejë

Ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, është gjetur i vrarë rreth orës 01 e 30 minuta në fshatin Zahaq të Pejës.
IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar se një person është vrarë, porse ai nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ndërsa sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur i djegur në një veturë, të tipit Pasat, me targa vendi.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, Njësiti K9, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Deri tani nuk është raportuar për persona të dyshuar./IndeksOnline/