Ekskluzive: Ibrahim Kelmendi dyshon se vëllanë ia vrau BIA e Serbisë, duke shfrytëzuar debatin e ndezur për “vrasjet politike”
Pas mesnatës në fshatin Llabjan të Pejës është vrarë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.
Sipas policisë, viktima u gjet brenda veturës, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, raporton Indeksonline.
Viktima është vëlla i Ibrahim Kelmendit, anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Pas reagimit të ashpër që pati në llogarinë Facebook për vrasjen e të vëllait, Kelmendi ka folur edhe për IndeksOnlinen.
Ai tha se dyshon se vëllanë ia vranë mercenarët e komanduar nga BIA e Serbisë. “Dyshoj në vrasës mercenarë që i ka komanduar BIA e Serbisë, duke shfrytëzuar debatin e ndezur për “vrasjet politike”.
Policia e Kosovës ka treguar se deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me vrasjen e Kelmendit.
Ish- pjesëtari i UÇK-së ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë. /IndeksOnline/