75 Mall Live Search
17:40 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kris Jenner konfirmon që Kourtney Kardashian po rikthehet në KUWTK

Familja e tyre mori famë me suksesin e shfaqjes së tyre të realitetit, Keeping Up With The Kardashians .

Dhe përkundër lutjes së Kourtney për tu larguar nga kamerat për pak më shumë intimitet, duket se 40-vjeçarja do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. 

Kris Jenner konfirmoi që fëmija i saj më i vjetër po kthehet në shoun e njohur.

Kourtney njoftoi vitin e kaluar se po merrte një hap prapa nga shfaqja e realitetit familjar për tu përqëndruar në familjen dhe blogun e saj, Poosh, por një klip i ri ngacmues zbuloi se ajo është ‘duke filmuar përsëri’.

Dhe Kris pranoi se Kourtney e cila ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick – u ndje i nënvlerësuar nga familja e saj, por koha larg e kishte ndihmuar atë të rifokusohet përsëri./Indeksonline/