75 Mall Live Search
17:31 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është identiteti i personit që u përlesh me zv.ministrin e MPB-së

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht në lidhje me një ngjarje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, ku zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u sulmua fizikisht.

Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”, por i dyshuari ka sulmuar një të mitër i cili po shiste krem banane, dhe më pas ka reaguar Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.

Mirëpo, i dyshuari nuk kurseu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen, ku tha se i dyshuari është arrestuar.

Ndërsa, Indeksonline mëson se i dyshuari quhet Lir Skender Kutllovci, dhe është i lindur më 10.10.2000./Indeksonline/