75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Morena Taraku-‘Biondina juaj e preferuar’

Ajo bën “zhurmë” me secilën paraqitje që bën.

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku e adhuron vëmendjen, prandaj këtë mundohet ta arrijë me postime të ndryshme që bën në llogarinë e saj personale në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 1 milion persona.

Në shumicën e postimeve ajo ka në fokus linjat e saj joshëse, të cilat i ekspozon në veshje provokuese.

Në një fotografi të radhës, Morena përveç që ka treguar transformimin e saj në bionde, ajo poashtu tregoj muskujt e barkut në një bluzë të shkurtër teksa shkruan “biondina e juaj e preferuar”.

Ndërkohë, kujtojmë që Morena ka kohë që është larguar nga Kosova, për të filluar një jetë të re në Stamboll./Indeksonline/