75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa nis provat për performancën në Australi, nga atje me dukjen mahnit!

Dua Lipa ka udhëtuar drejt Australisë ku do të ketë perfromancën e radhës.

Ylli kosovar i muzikës ndërkombëtare, përmes disa postimeve që ka bërë në Instagram ka treguar se tashmë ka nisur përgatitjet për koncertin, shkruan Indeksonline.

E njohur me një stil të veçantë të veshjes, dhe flokët e saj dyngjyrëshe, 23 vjeçarja u paraqit plotë shkëlqim dhe unike në fotografit që solli para mbi 39 milionë adhuruesit e saj në Instagram.

“Po buzëqeshi përbrenda” ka shkruar Dua sipër foto në të cilën shihet serioze, por mjaft atraktive.

Ndërkohë, kujtojmë që Dua në prill lanson albumin “Future Nostalgia” i cili është i dyti në karrierë, ndërsa në të njëjtën kohë fillon edhe turneun i saj botëror./Indeksonline/