75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

LDK nuk do ta votoi propozimin e Kurtit rreth taksës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në T7, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotshëm të Kurtit për heqjen e taksës.

“LDK’ja nuk e voton në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës”, është shprehur Hoti.

Hoti tutje tha se “Nëse Serbia nuk reflekton, ne shkojmë me masën e reciprocitet”.

Gjithashtu Hoti tha se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

 “Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”, shtoi Hoti.