75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner konfirmon ribashkimin me Travis Scott

Kylie Jenner konfirmoi se romanca e saj me Travis Scott është rikthyer, përmes Instagramit të premten, tre muaj pasi u nda.  

22 vjeçarja, ndau disa fotografi bashkë me reperin nga çerekfinalet e Konferencës Perëndimore të Houston Rocket në 2017, kur Kylie ishte shtatzënë me vajzën Stormi, transmeton Indeksonline.

Përmes Instagramit, bukuroshja brune ndau tri foto të vetes dhe Travis teksa shihen duke shikuar lojën e Houston Rocket dy vjet më parë. 

Ajo titulloi fotografitë ‘është një disponim’. 

Kylie gjithashtu ndau një postim të vetes me modelete e reja të atleteve nga Travis,  që debutuan të shtunën e kaluar .

Bukuroshja ishte ulur me njërën këmbë lart në karrigen e lëkurës ndërsa një çantë e purpurt Hermes Birkin me vlerë 150 mijë dollarë e ulur pranë këmbëve ndërsa u nis për pushime në një vend tropikal me vajzën e saj Stormi.

The Keeping Up With The Kardashian filloi të takojë interpretuesen e ‘Sicko Mode’ në Coachella në vitin 2017 dhe brenda disa javësh ajo mbeti shtatzënë me Stormi. 

Që nga ndarja e tyre, Kylie dhe Travis mbetën të përkushtuar ndaj vajzës së tyre Stormi dhe u fotografuan disa herë së bashku – së fundmi në festën ekstravagante të ditëlindjes së dytë të Stormi./Indeksonline/