75 Mall Live Search
19:50 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, është shtatzënë

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symdons kanë njoftuar se janë në pritje të një fëmije.

Në profilin e saj në Instagram, ajo postoi një fotografi ku shihet bashkë me Johnsonin dhe shkroi: “Unë normalisht nuk do të postoja këtu diçka të tillë, por dëshiroja që miqtë e mi ta zbulonin nga unë. Shumë prej jush tashmë e dinë, por për miqtë e mi që ende nuk e dinë, ne u fejuam në fund të vitit të kaluar … dhe kemi një foshnje që pritet të vijë në jetë në fillim të verës”, transmeton Indeksonline.

Boris Johnson and his girlfriend Carrie Symonds are engaged and expecting a baby in early summer

Së fundi ai u nda nga ish-gruaja e tij Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Symonds është partnerja e parë e pamartuar e një kryeministri në detyrë në Mbretërinë e Bashkuar./Indeksonline/

Image result for boris johnson and carrie symonds