75 Mall Live Search
10:21 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Pak para ndeshjes në ‘El Clasico’, presidenti i Real Madridit takohet me Zidane, vendoset e ardhmja e tij

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka zhvilluar një takim me Zinedine Zidane para ndeshjes së sotme kundër Barcelonës.

Perez diskutoi për të ardhmen e Zidane te ‘mbretërit’  dhe po ashtu e siguroi trajnerin që pavarësisht rezultatit e ardhmja e tij është e sigurt te klubi spanjoll.

Real Madridi nuk është në formë aq të mirë kohëve të fundit  andaj Perez është duke u përpjekur që ta stabilizojë klubin.

Ndeshja e sotme do të jetë një sfidë mjaftë e vështirë për klubin nga Madridi./IndeksOnline/.