Kapiteni i Dritës e parashikon rezultatin e ndeshjes Real Madrid-Barcelona

Sonte duke filluar nga ora 21:00, Real Madridi do të përballet me Barcelonën në kuadër të La Ligës.
Kjo ndeshje e ka vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit por po ashtu edhe të shumë futbollistëve profesionist.
Për indeksOnline ka folur kapiteni i klubit kosovar “Drita”, Ardian Limani.
Futbollisti 26 vjeçar tregoi se pret që kjo ndeshje do të ketë mjaftë gola pasi që sipas tij ‘El Clasico’ mund të përfundoj me rezultat 3-2./IndeksOnline/.