Bie numri i veteranëve të luftës

Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka shënuar rënie gjatë vitit 2019.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor,transmeton Indeksonline.
Qyteti me më së shumti veteranë është Deçani. Atje janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës.
Kurse në Mamushë është vetëm një veteran i luftës. Jashtë Kosovës janë të regjistruar 275 veteranë të luftës./Indeksonline/
