75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të Rektoratit në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Rektoratit në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës mashkull k/rom e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore./Indeksonline/