75 Mall Live Search
20:02 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Sonte në Aeroportin e Prishtinës, kontrolli mjekësor për udhëtarët e ardhur nga Italia

Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Obiliq,
Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë.

Sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

Të gjithë udhtarët janë rekomanduar:

1.Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;
2.Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
3.Të evitojnë pērshëndetjen me shtrëngimin e duarve;
4.Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.
5.Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështërsive në frymemarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhtimit

Ndryshe, deri në orën 17:00 të ditës së sotme 1 mars, në Itali janë konfirmuar 34 viktima dhe 1,577 persona të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë 83 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 739 pacientë ndodhen të shtruar në spital./Indeksonline