75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

I rrethuar vetëm nga fanset, Butrint Imeri këndon bashkë me to hitin e ri

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm të momentit.

Ai është mjaftë aktiv në skenën muzikore, derisa së fundmi erdhi me një duet me Ermal Fejzullahun, të cilët sollën remix këngën “Për një dashuri”

Butrinti në rrjetin social Facebook ka postuar një video, ku ajo çfarë bie në sy janë fanset e shumtë të cilët duan ta fotografojnë dhe ta takojnë.

“Një ditë tjetër në zyrë”, ka shkruar Imeri krah postimit më të fundit në rrjetet sociale. Në video duket dhe atmosfera e fansave, të cilët kanë shijuar çdo këngë të Imerit.