75 Mall Live Search
23:43 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Familja Zymberi kërkon ndihmë, 100 nga 150 euro social i duhen për qira!

Familja Zymberi nga Gjilani jeton në kushte  të rënda ekonomike.

Burrë e grua vuajnë nga sëmundje kronike, por që nuk kanë mundësi të paguajnë shërbimet shëndetësore.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata tani i kanë të sëmurë edhe fëmijët e tyre me gripin sezonal.

Si familje i marrin 105 euro asistencë sociale, me 100 prej të cilave paguajnë qiranë për një dhomë.

Ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje munden të kontaktojnë në këtë numër të kryefamiljarit: +383 46 157 836.