75 Mall Live Search
23:55 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo statistikë tregon se epoka “Messi” është drejtë fundit

Lionel Messi pati një “El Clasico” tërësisht për t’u harruar mbrëmjen e sotme.

 Argjentinasi nuk u shfaq për asnjë moment ai i zakonshmi, teksa humbi edhe një rast flagrant në minutën e 38-të, ku i vetëm përballë Courtois, u ndal nga ky i fundit.

Ajo që e vërteton edhe më shumë paraqitjet e tmerrshme të Messit mbrëmjen e sotme është statistika sa i takon driblimeve.

“La Pulga” ka bërë vetëm një driblim të suksesshëm në ndeshjen ndaj Real. Përveç kësaj, tre herë të tjera Messi ka dështuar të driblojë dhe e ka humbur topin. Pra, nga katër tentativa, vetëm një driblim ka bërë të suksesshëm.