75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Messit po i mungon Ronaldo, nuk ka shënuar asnjë gol në gjashtë “El Clasicot” e fundit

Real Madrid mbrëmë ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0 në ndeshjen e La Ligas.

Messi bëri një paraqitje të dobët, ku përveç që nuk shënoi ai ishte pothuajse inegzistent në fushë, shkruan Indeksonline.

Shqetësuese është fakti se argjentinasi nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Real Madridi.

Herën e fundit kur gjashtë herë fituesi i Topit të Artë realizoi kundër Realit ishte me 6 maj 2018, në barazimin 2-2.

Atë ndeshje kishte shkuar edhe Ronaldo dhe më pas ishte larguar drejtë Juventusit. /IndeksOnline/