Teatri “Hadi Shehu”, mirëpret shfaqjen “Karnavalet e Korçës”

Teatri i Qytetit të Gjakovës, Hadi Shehu, ka mirëpritur shfaqjen e komedisë “Karnavalet e Korçës”, që do të jepet për publikun me datën 4 mars 2020, në ora 20:00.
Në faqen zyrtare të Teatrit, kanë bërë të ditur se Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaq në mbrëmje reprizën e komedisë “Karnavalet e Korçës” me regji të Altin Bashës.
Shfaqja trajton disa problematika të cilat janë shumë aktuale edhe sot, siç janë pabarazia sociale, kapja e shtetit, korrupsioni, raportet e biznesit me politikën etj. /Indeksonline/
Ky është postimi i plotë i faqes zyrtare të Teatrit “Hadi Shehu”, në llogarinë e tyre në Facebook:
Ju ftojmë me datë 04-03-2020 në ora 20:00
– Teatri Kombëtar i Kosovës do tê shfaq në mbrëmje reprizën e komedisë “Karnavalet e Korçës” me regji të Altin Bashës.
Shfaqja trajton disa problematika të cilat janë shumë aktuale edhe sot, siç janë pabarazia sociale, kapja e shtetit, korrupsioni, raportet e biznesit me politikën etj .
Në shfaqje luajnë:
Luan Jaha, Ilire Vinca, Edona Reshitaj, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Adem Karaga, May-Linda Kosumoviç, Arta Selimi, Ermal Sadiku, Muhamet Zeka, Qendresa Kajtazi.