75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Prizren/Del nga arresti shtëpiak dhe kanos tre familjarët e tij që e lajmëruan në polici

Për veprën penale Kanosje dhe Thyerje e Masës së Arrestit Shtëpiak, një person është arrestuar një Prizren.

I njëjti sipas policisë, kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosë tre familjarët e tij, për shkak se ata e kishin lajmësuar në polici.

Prizren 01.03.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosë tre familjarët  e tij për shkak se ata e kishin lajmëruar në polici. I dyshuari kishte qenë nën masën e arrestit shtëpiak dhe i njëjti me vendim të gjyqtarit është ndaluar në mbajtje deri në ndonjë vendim tjetër që do ta marr gjykata”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Derisa për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit./Indeksonline