I dyshuari për rrahjen e gazetarit të RTK-së gjendet në arrati

Mbrëmë në një kafiteri në kryeqytet, është rrahur gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Alin Ahmeti.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin, derisa ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati, përcjellë Indeksonline.
“ Rr. B, Prishtinë 01.03.2020 – 22:15. Viktima mashkull K/Shqiptar gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet./Indeksonline