Teatri Kombëtar i Kosovës, publikon programin e shfaqjeve për muajin mars

Teatri Kombëtar i Kosovës, së fundmi ka publikuar orarin e shfaqjeve që do ti dhurojë gjatë muajit mars.
Ata në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë publikuar këtë orar të shfaqjeve, ku bien në sy shumë shfaqje interesante që do ti ofrohen publikut dhe dashamirëve të shfaqjeve teatrale, shkruan Indeksonline.
Bie në sy se në çdo ditë, do të jepen shfaqje interesante, përveç ditës së diele.

Fillimisht të hënën nga ora 20:00, prezantohet në Teatrin e Ferizajit shfaqja : “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”.
Pastaj do të jepen shfaqje edhe nëpër qytete tjera si në Prizren, Gjakovë e Gjilan.
Shfajqa e fundit që jepet gjatë muajit mars është “Zgjimi i Pranverës”, të marten me 31 mars, nga ora 20:00. /Indeksonline/