75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Hamza i PDK-së: Atë që deshëm ta arrinim përmes taksës sot mund ta bëjmë edhe me fuqishëm por me partnerët tanë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, në emër të PDK-së duke mbajtur fjalimin e tij para deputetëve ne seancën e jashtëzakonshme,  ka folur  për atë se taksa është pasoj e veprimeve të vazhdueshme të Serbisë në vazhdimësi ndaj Kosovës. Të pagjeturit, suksesioni, viktimat e dhunës seksuale, mos zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara, të cilat Kosovës i kanë shkaktuar  shumë dëme  materiale, janë disa nga ato që kanë shtyrë vendosjen e taksës 100 për qind ka thënë Hamza .

Ai tutje theksoi se Serbia në vazhdimësi po e pengon Kosovën, dhe subjektivitetin e saj duke e penguar të anëtarësohet në organizata të rëndësishme siç është UNESCO dhe INTERPOL-i.

Hamza theksoi se përkundër kësaj situate, Kosova vazhdon të tregohet miqësore dhe është fuqishëm e përkushtuar që të vazhdoj partneritetin me miqtë dhe aleatët e saj, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“PDK në vitin e kaluar pati ofruar një draft dokument, mbi të cilin pati kërkuar nga forcat politike që ta japin qëndrimin e tyre, me qëllim që të ecët përpara. Nuk ka ekzistuar një vullnet nga partnerët e koalicionit qeverisës, as aktual në lidhje me këtë çështje. Historia nuk harrohet dhe as nuk mund të ndryshohet, por kemi për obligim që të punojmë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Hamza.  

Ai ka thënë tutje se përkushtimi i nevojshëm dhe i shtuar i SHBA-së na obligon që të ecim tutje dhe që nuk na lejojnë t’i pengojmë proceset për veten tonë. Të gjitha ato që ne dëshironim t’i arrinim përmes taksës nuk duhet t’i ndalim sot. Atë që donim të arrinim si shtet, sot mund ta bëjmë edhe me fuqishëm por në bashkëpunim me partnerët tanë, raporton IndeksOnline.

“Kjo qeveri nuk ka as planë të përgjegjshëm e as konkret. Ne këtë çështje duam ta shtrojmë përtej çështjes. A kanë gatishmëri, dhe a janë të përgatitur për marrëveshjen finale e cila do ta ndihmonte Kosovën dhe do të përshpejtojnë  proceset e Kosovës, deri në sigurimin e një ulëse në Kombet e Bashkuara”, pyeti Hamza.

Sipas tij rreth kësaj çështje duhet kohezion i plotë, por siç tha Hamza  për këtë duhet të përpiqet më shumë pozita, për çka ai i shprehi rezervat e tij./IndeksOnline.