Me plotë mungesa, ky pritet të jetë formacioni i Milanit kundër Juventusit

Të mërkurën do të luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, derisa ndeshja kthyese i gjen skuadrat në forma jo të barabarta, shkruan Indeksonline.
Përveç mungesës së Ibrahimovic, Hernandez dhe Castillejo, Milani do të jetë edhe pa tifoz në Torino. Tifozët e rajonit të Lombardisë e kanë të ndaluar hyrjen në stadium për shkak të Coronavirusit.
Sipas Tuttosport, Stefano Pioli do ta zëvendësojë Hernandezin me Laxalt. Nuk përjashtohet mundësia që Calabria të luajë në krahun e majtë.
Sa i përket Castillejos, pritet që vendin e tij ta zë Bonaventura ose përforcimi i ri Saelemakers.
Ante Rebic pritet të jetë në krye të sulmit në vend të Ibrahimovic, ndërsa Leao në krahun e majtë.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Donnarumma; Conti, Gabbia, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Rebic. /IndeksOnline/