Berisha jep një mesazh të fortë para nisjes së manifestit të Presidentit Meta

Pak orë para nisjes së manifestit mbarëkombëtar të thirrur nga presidenti Ilir Meta, sipas tij, në mbrojtje të Kushtetutës, vjen një mesazh nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit shkruan se vetëm diktaturat vendosen duke dhunuar ligjet dhe Kushtetutën dhe përmbysen nga sovrani.
“Diktaturat vendosen duke dhunuar ligje dhe kushtetutat! Ato nuk ikin por vetem permbysen nga sovrani! Mesimi i pandryshueshem i historise! Sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij të shoqëruar me një video nga momentet më pikante që ka kaluar vendi ynë.