Kujdes! Nga sot kamerat do t’iu vëzhgojnë në qytetin e Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se 16 kamera të sigurisë janë vendosur në rrugët e qytetit.
“Këto kamera të vendosura në disa rrugë të komunës sonë, janë ndihmesë e madhe për rritjen e sigurisë publike në Kamenicë dhe gjithashtu ndihmë e madhe për organet e sigurisë e hetuesisë”, ka shkruar Kastrati.
Ky projekt i realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Norvegjeze dhe përkrahje të OSBE-së, do të reduktoj dukshëm dukuritë negative dhe do të shtoj kujdesin e vozitësve në komunikacion./Indeksonline


