Jahja Kokaj e demanton Enver Hoxhajn: Reciprociteti është matematikë e jo fizikë

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës Jahja Kokaj i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka sqaruar në formë shkencore deputetit të PDK-së Enver Hoxhaj, i cili tha se reciprociteti është fizik, duke e demantuar atë. Kokaj që me profesion është fizicient i tha Hoxhajt,reciprociteti është matematik, duke i shpjeguar nga fillimi deri në fund aspektin shkencor të reciprocitetit.
“Reciprociteti është matematikë, e jo fizikë siç u tha nga zotëri Hoxhaj”, tha Kokaj.
Ndërsa në fjalorin e gjuhës shqipe reciprociteti ka kuptimin e diçka të ndërsjellët, të dyanshëm.
Ndryshe Kuvendi sapo ka shkuar në pauzë një orëshe, në ditën kur po mbahet seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës me Serbisë, seancë kjo e thirrur nga AAK-ja./IndeksOnline.