75 Mall Live Search
15:52 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Tabela e Superligës pas javës së 20-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

Derbi në mes të Prishtinës dhe Ballkanit përfundoi pa gola derisa në të gjitha ndeshjet tjera u shënuan gola.

Pas javës së 20-të, Ballkani është në krye me 41 pikë, një më shumë se Drita, shkruan Indeksonline.

Gjilani dhe Prishtina janë në vendin e tretë dhe të katërt me nga 38 pikë të grumbulluara.

Drenica (24), Ferizaj (22), Vushtrria (15) dhe Dukagjini (9) janë në pjesën e fundit të tabelës. /IndeksOnline/