75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes në moshën 76-vjeçare aktori i njohur Ulay

Në moshën 76 vjeçare ka vdekur artisti Ulay i cili është njohur për projekte të shumta me artisten e njohur Marina Abramovic, raportojnë mediet e huaja.

Ulaj ka vdekur pas një beteje të ashpër me sëmundjen e kancerit. Performancat e Abramovic dhe Ulay gjithmonë kanë qenë në fokus të medieve, duke përfshirë edhe performancën e tyre duke goditur njëi tjetrin, atë të harkut,  por edhe ajo e vitit 2010, ku Abramovic u takua me Ulay pas disa viteve, të cilët shpërthyen në lot, përderisa ishin edhe pjesë e instalacionit.