Selmanaj i LDK-së: Tarifa të hiqet ngase po e kërkon Amerika, të përfundojë kjo temë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke shprehur kundërshtimin e tij për tarifën 100 për qind ndaj Serbisë, ka thënë se atë shteti i Kosovës do të duhej ta largonte dje.
Kjo sipas tij duhet të ndodhte pikërisht pse po e kërkon ShBA-atë.
“Kjo temë duhet të përfundojë, ky është një qëndrim personal që tarifa duhet hequr dje, jo nesër. Pikërisht për shkak të Amerikës”, tha ai.
Sipas tij, vendosja e tarifës ndaj Serbisë nuk ka pasur efektin e duhur.
“Me tarifën unë nuk jam i sigurt që kemi arritur me bindë Serbinë qoftë për çnjohje, qoftë për pretendime territoriale që i ka”, tha ai.