75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinaj foto me aktivistin: Arkivoli i kufomës së idealit u dorëzua sot

Këshilltari politik i ish-kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Selim Selimi, ka publikuar një foto me njërin prej aktivistëve të AAK’së që u arrestuan sot nga Policia e Kosovës si pasojë e një proteste para Kuvendit, dhe më pas u liruan.

Aktivistë të AAK’së vendosën një arkivol para objektit të Kuvendit.

“Me Naim Ramizin, aktivistin i cili sot u arrestua për shkak se protestoi dhe e shfrytëzoi të drejtën e tij për të demaskuar hipokrizinë”, shkroi Selimi.

“Arkivoli i kufomës së idealit u dorëzua sot. Tregu i Kosovës të mbrohet nga të gjithë!”, shtoi ai.

Ndryshe, sot po mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me temë taksën ndaj Serbisë, me thirrje të AAK’së.