Haradinaj: “Qajo taksë ia ka hëngër kryet qeverisë së kalume, kjo taksë ka me ja hëngër qeverisë së tanishme”

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj në fjalimin përfundues të seancë së sotshme u shprehë se nuk do të ndodh reciprociteti siç kishte premtuar kryeministri Kurti.
“Unë nuk është nuk kam përgatit, por e shohë se nuk ka mbështetje, prandaj nuk do ta nxjerrim në votim. Vendimet i takojnë shumicës edhe qeverisë Kurti. Të tjerat janë fjalë. Ne nuk po shohim diçka unike mes LDK-së dhe LVV-së. Nuk do të ndodh reciprocitetin.”, u shprehë ai.
Ai u shprehë se është gabim që t’i hapet tregu
Serbisë pa asnjë çmim kundërvlerë.
“Por kur flasim ku jemi sot, por me ja hap tregun Serbisë sot, pa asnjë çmim kundërvlerë
është gabim. Qajo taksë ia ka hongër krytë qeverisë së kalume, qekjo taksë ka me
ja hongër qeverisë së tanishme. “, u shprehë Haradinaj./Indeksonline/