75 Mall Live Search
21:18 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes 41 vjeçari, konsumonte çdo ditë nga një pije energjike

Një grua ka treguar se si ka vdekur bashkëshorti i saj, pasi që i njëjti kishte shprehi të konsumoj pije energjike që ta mbanin zgjuar gjatë turnit të natës.

 Cassondra Reynolds, 49, released this heartbreaking final image of her husband John with his children after he suffered a cardiac arrest

Për John Reynolds, pirja e pijeve energjike gjatë kohës sa ai shkonte në punë në ndërrimin e natës dukej gjë e mirë, pasi që kjo i ndihmonte atij të qëndroj pa gjumë natën, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

Është bashkëshkortja e Reynolds-it, 41 vjeçar, Cassondra nga California ajo që ka treguar se si bashkëshorti i saj kishte pësuar arrest kardiak, si pasojë e konsumimit të tepërt të pijeve energjike.

Ajo një ditë në mëngjes sapo ishte zgjuar kishte vënë re se bashkëshorti i saj kishte probleme me frymëmarrje dhe shumë shpejtë kishte thirrë shërbimin e emergjencës.

 John, right, had developed a daily habit of drinking energy drinks before his night shift

Pas dërgimit në Spital të Reynolds mjekët kishin konstatuar se ai kishte pësuar arrest kardiak dhe për pasojë kishte kaluar në koma.

Pas disa javësh, mjekët konstatuan se babai i 3 fëmijëve nuk mund të mbijetoj më pasi që truri i tij kishte pushuar së funksionuari.

 John, with his three boys, had suffered a cardiac arrest

Çifti kishin 10 vite së bashku dhe kishin tre djemë të moshave, pesë, gjashtë dhe tetë vjeçar.

Cassondra ka tërhequr vëmendjen tek të gjithë konsumuesit e pijeve energjike që të jenë të kujdesshëm pasi që konsumimi i tyre është shumë i rrezikshëm mund të sjellë fatalitet./Indeksonline/