Nënkryetari i AAK-së akuzon kryeministrin Kurti se po i bën favore Serbisë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherit edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të hequr tarifën për lëndën e parë për mallrat nga Serbia e Bosnja është vendim i gabuar.
Ai tha se heqja e plotë e taksës me 1 prill është në favor që i bëhet pushtetit në Serbi. Sipas Gjinit, Kosova nuk ka nevojë t’i bëjë favore Serbisë.
“Mendoj se e gjithë qasja është e gabuar, qasje që po provon me zënë një mes i cili nuk i shërben asgjëje. Tjetra është mendoj se po zgjedh edhe kohë e çuditshme, e kemi thënë ehe më herët. E dimë që më Serbi ka zgjedhje, e dimë që heqja e plotë e taksës me 1 prill është një favor që i bëhet pushtetit në Serbi. Nuk e di nëse Kosova ka nevojë me i bë favore pushtetit atje”, tha ai.
Gjini thotë se taksa ka ruajtur sovranitetin e Kosovës, kështu sipas tij, Qeveria Kurti po bën gabim.