Lojtarët e Real Madridit udhëtojnë në Milano me maska, frika nga koronavirusi

Real Madridi do të përballet sot me Olimpian e Milanos në kuadër të Euroleague në basketboll.
Basketbollistët madrilenë janë mobilizuar fuqishëm për tu mbrojtur nga koronavirusi.
Me maska, hel dezinfektues dhe të mbuluar deri në vesh, basketbollistët e skuadrës spanjolle kanë arritur në Milano.
Ndeshja është vendosur të luhet pa publik dhe pa gazetarë, për shkak të rrezikut nga koronavirusi. /Indeksonline/