75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Lady Gaga paralajmëron albumin e ri, zbulon kohën e publikimit

Lady Gaga tani është larg “Shallow”.

Këngëtarja të hënën zyrtarisht paralajmëroj albumin e saj të ardhshëm, disa ditë pas publikimit të single-it të saj të ri sintetik, “Stupid Love”.

Data e lëshimit për “Chromatica”, që do të jetë albumi i saj i gjashtë në studio, është caktuar më 10 Prill.

Kjo do të jetë publikimi i saj parë në studio që nga “Joanne” e vitit 2016. 

Megjithëkëtë, ajo lansoj disa projekte, më e rëndësishmja prej të cilave ishte një rol kryesor në filmin e nominuar për Oscar “A Star Is Born”.

Lady Gaga fitoi një çmim Akademie për këngën “Shalloë” që ishte kolona zanore e filmit./Indeksonline/