75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Vetëm me produkte cilësore mposhtim importin nga Brazili dhe Serbia

Tetë milionë shqiptarë sa janë në rajonin tonë duhet të ushqehen me produktet e mishit, qumështit, perimet e prodhuara në vendet shqiptare për t’i mposhtur importet e larta nga Brazili dhe Serbia.

Kështu u tha në Panelin e dytë me temë “Problemet e bizneseve me Agjencitë e Ushqimit dhe Veterinës me vendet e rajonit” për bashkëpunim rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i Inspektoratit të përgjithshëm në Shqipëri, tha se ndihet keq që Kosova ka bilanc negativ tregtar me vendet e rajonit.

Hajdari, duke folur për arritjet për sa i përket sigurisë së ushqimit në Shqipëri, tha se shtatë-tetë milionë shqiptarë sa janë në këtë rajon, të ushqehen me prodhimet shqiptare, si ato produktet e mishit, produktet e qumështit, perimet e të tjera, që në këtë mënyrë të mund të ndalet importi i madh nga Brazili dhe Serbia.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, bashkë me autoritetin e Ushqimit të Kosovës, dhe asaj në Maqedoni është hallka më e rëndësishme për ata njerëz që duan të bëjnë biznes në këtë fushë duhet të prodhojnë mallra cilësore. Sepse vetëm me mallra cilësore ne mund të ndalojmë importin që na vjen nga Brazili ose që na vjen nga Serbia”, deklaroi Hajdari.

Valdet Gjinovci, kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), tha se sa i përket vendeve të rajonit, si AUV nuk ka asnjë pengesë për import të produkteve bimore dhe shtazor, përveç me Maqedoninë që janë paraqitur pengesa për eksportin e peshqve.

Gjinovci shtoi se me Shqipërinë janë në bashkëpunim të vazhdueshëm pà «r njohjen e certifikatave dhe nuk ka asnjë pengesë për eksport të produkteve shtazore dhe bimore në Shqipëri.

“Problemin që kemi Maqedoninë e Veriut është eksporti i peshqve për shumëzim, shpresojmë dhe zotimet janë që javën ardhshme të kemi një takim dhe ne si autoritet dhe si Agjenci e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk dëshirojmë që të kemi çfarë do pengese nga ana e tyre dhe aq më tepër ne nuk do të shkaktojmë diçka të pa dëshirueshme për operatorët e biznesit për ushqim të cilët eksportojnë produkte të ndryshme në vendin tonë”, theksoi Gjinovci.

Ndërsa, Firuz Memed zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Maqedoninë Veriore, shpreson se do të arrihet një lehtësim për qarkullimin e mallrave.

Ai tregoi edhe për dy kërkesa që ka Kosova për transport në tr egun e Maqedonisë së Veriut.

“Momentalisht kemi kërkesa nga e Kosovës që të mundësojë transportin e peshqve të papërpunuar. Pasi që këto produkte kanë specifiakcione të veçanta, Agjencioni ynë do të vjen në Kosovë për të para procedurat e nevojshme që të mund të rregullohet edhe transporti i këtyre produkteve. Po ashtu kemi edhe kërkesë për eksport të qumështit dhe produkteve të qumështit dhe shpresoj që kjo kërkesë do të hasë në mirëkuptim nga ana e jonë”, tha Memed.

Në fund të kësaj ngjarje për bashkëpunim rajonal, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi iu ka ndarë mirënjohje kryetarit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, Bashkim Sykajt nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Nagip Fejzit, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë ShqiptarÃ