75 Mall Live Search
16:09 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

“Çbanja” në top formë, pozon pranë vajzës së saj

Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri, njihet nga publiku me rolin si “Çbanja”, e cila përfaqësonte një vajzë burrërore nga Tropoja.

Ajo gjithashtu është një aktore mjaft e dashur për publikun, edhe për rolet e saj në Teatër, poashtu edhe në filma të ndryshëm, shkruan Indeksonline.

Por, Arjola nuk merr gjithnjë vëmendjen vetëm për aktrimin, pasi ajo ka qenë në fokus të mediave rozë shpesh edhe për shkak të jetës së saj private dhe paraqitjeve të saj publike.

Së fundmi, ajo ka pozuar përkrah vajzës së saj, ku vërehet një formë mjaft e mirë e aktores, qoftë në linjat trupore apo edhe në bukurinë që e karakterizon. /Indeksonline/