75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

​Haxhiu-Suokko diskutojnë për projekte të përbashkëta në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më tani.

Ajo siguroi me këtë rast se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë bashkëpunimin me UNDP në shumë projekte tjera të përbashkëta.

Duke folur për rolin e organizata ndërkombëtare, ministrja Haxhiu tha se UNDP mbetet partner i rëndësishëm në bashkërendimin e aktiviteteve në parandalimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative, si dhe forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë theksoi se mbeten të angazhuar në thellimin e partneritetit me Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në projektet që kanë të bëjnë me forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë