Zyrtari i Moldavisë: Kosova është favorit absolut i grupit

Kosova është rreshtuar në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.
Grupin ku gjendet edhe Kosova, e ka komentuar, këshilltari i Kombëtares së Moldavisë, Engin Firat.
“Nëse ka një skuadër favorite në grup, ajo është Kosova“.
“Ata kanë lojtarë agresiv dhe mjaft të mirë, por kanë bërë edhe mirë në vitet e fundit“.
“Kurse, problemet mes shteteve, Moldavi – Kosova, shpresojë të zgjidhen dhe të luajmë pa probleme”, tha Firat, duke ditur se Moldavia nuk njeh pavarësinë e Kosovës. /IndeksOnline/