75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Ava Max me stil të veçantë, merr vëmendjen me paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, është duke shkuar në hapa të sigurt drejt suksesit në skenën muzikore ndërkombëtare.

Përpos Dua Lipës, Rita Orës e Bebe Rexhës, edhe Ava Max është në rrugë të mirë, falë talentit të saj në muzikë, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet gjithashtu për stilin e saj të veçantë të veshjes dhe paraqitjeve të saj.

Këtë e ka dëshmuar edhe në paraqitjen e fundit, me anë të një imazhi që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Me një veshje interesante ajo edhe njëherë e shprehi stilin e saj që e veçon nga këngëtaret e tjera sa i përket paraqitjeve të saj publike.  /Indeksonline/