Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka hapur fushatën zgjedhore për kryetar të komunës së Podujevës, shkruan IndeksOnline.
Në këtë tubim zgjedhor kanë qenë të pranishëm kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarja njëkohësisht kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se është përgjegjësi më shumë që të jesh kryetar i komunës pasiqë tash e 20 vite udhëheqet nga LDK-ja
“Është përgjegjësi më shumë që të jesh kryetar i komunës pasiqë tash e 20 vite udhëheqet nga LDK-ja. Qeveria e mirë dhe me program e ka bërë dhe vazhdon ta mbaj LDK-në forcën politike të pamboshtur në Llap”, tha ai.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 15 mars./IndeksOnline/
