75 Mall Live Search
01:05 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Tenderi -Mbi 700 mijë euro kushton pastrimi i brendshëm i QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë në fillim të këtij muaji.

Këtë herë, kontrata ka të bëjë për pastrimin e hapësirave të brendshme të QKUK-së.

Fillimisht, vlera e parashikuar këtij tenderi ka qenë hiç më pak se 726.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

ëhet me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate nuk është më shumë se 6 muaj.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Laguna” Sh.P.K.

Vlen të përmendim faktin se Indeksonline, ditë më parë ka publikuar një tjetër kontratë që ka të bëjë poashtu me pastrimin e brendshëm të QKUK-së.