Kriza e refugjatëve në Evropë – pse Turqia hapi dyert për migrantët dhe pse pikërisht tani?

Turqia provokoi krizë të freskët migrantësh pasi tha se nuk do t’i ndalonte katër milionë refugjatët të shkonin drejt Evropës.
Analisti Chris Harris në EuroNews, shpjegon rrënjët e krizës aktuale, lidhjen e Turqisë me konfliktin në Siri, dhe pse zgjodhi ky shtet të merr një vendim të tillë.
Cili është sfondi i kësaj ngjarjeje? – shpjegon autori.
Ankaraja hapi dyert për migrantët javën e kaluar pasi 33 ushtarë të saj u vranë në një sulm ajror nga qeveria siriane në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nisi një ofensivë ushtarake në veri të vendit të shkatërruar nga lufta në fund të vitit të kaluar, me qëllim, krijimin e një zone të sigurt për të akomoduar 3.6 milionë refugjatë sirianë në Turqi.
Qëllimi tjetër ishte të largohej nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilën e konsideroi ngjashëm me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).
Turqia thotë se PKK – e cila nisi një luftë të armatosur kundër qeverisë turke në vitet 1980 në përpjekje për të formuar një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë – është një organizatë terroriste.
Pse vdekja e ushtarëve të saj e shtyu Turqinë të veprojë në këtë mënyrë?
Turqia e cila ra dakord për një marrëveshje me Brukselin për të kufizuar numrin e migrantëve në Evropë në vitin 2016, ka kërcënuar prej kohësh që do t’i hap dyert për ta.
Ekspertët thonë se vdekja e ushtarëve të saj në Idlib ishte themeli që shkatërroi gjithçka, ndërsa u ngritën shqetësimet e Turqisë.
Mirëpo pse veproi tani?
Së pari, ajo dëshiron të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare për krizën në Idlib, nga e cila frikësohet se mund të dërgojë një fluks të ri refugjatësh në Turqi, sipas Sinan Ulgen, një ish diplomat dhe ekspert turk në Carnegie Europe.
Ai gjithashtu konsideron se Brukseli ka rindërtuar marrëveshjen e vitit 2016, dhe dëshiron garanci se BE mund të ndihmojë në strehimin e refugjatëve në territorin e saj.
Ekspertë të tjerë thonë se Turqia dëshiron që BE të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar mbështetjen e trupave të qeverisë siriane dhe të pajtohet për një armëpushim.