Kryesuesi i Komiteti të Prodhuesve në OEA, i kërkon Qeverisë të mos marrë vendime “ad-hock”

Përfaqësuesi i Komitetit të prodhuesve në Odën Ekonomike Amerikane (OEA), Kujtim Gjevori, përmes një videomesazhi ka kërkuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës që të ndihmoj më shumë prodhuesit vendor. Gjevori në cilësinë e përfaqësuesit të komitetit të prodhuesve në OEA, ka kërkuar qasje me të lehta ne financa duke bashkëpunuar ngushtë me Fondin e Garancisë Kreditore, Bankën Qendrore dhe po ashtu ka kërkuar Subvencionime direkte për Industrinë e Prodhimit.
Gjevori ka thënë tutje se forcimi i misioneve diplomatike përmes Atasheve ekonomik do të ishte shumë i mirëseardhur , duke rritur mundësinë e prodhuesve kosovar për eksport. Gjithashtu sipas tij, energjia elektrik eshë sfidë për prodhuesit vendore dhe ka sugjeruar Qeverinë e Kosovës qe ta bëjë një çmimore të veçantë në mënyrë që industria e prodhimit të dalloj nga ajo e amvisërisë.
Gjevori ,poashtu ka kërkuar nga Qeveria e re që të mos marrë vendime “hock apo copy paste pa u konsultuar ngushtë me sektorin e ekonomisë në mënyrë që mos të bëjë më shumë dëm sesa dobi “.
Më poshtë gjeni videon e plotë të lansuar nga OEA: