Diplomati gjerman i jep mbështje idesë së Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë

Propozimi i kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë ka gjetur mbështetjen edhe nga diplomati gjerman Wolfgan Ischinger.
Kurti në llogarinë e tij në “Twitter”, ka shkruar se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?” – ky reagim i tij erdhi menjëherë pas lajmit nga Serbia se Sierra Leone ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, e ku kryeministri theksoi se Serbia po vazhdon me fushatën për ç ‘njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.
Pas këtij postimi të Kurtit, komentoi edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.
“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger në Twitter.